Shohim shpesh prezntime të futbollistëve të cilët i tregojnë aftësitë e tyre për televizione ose për një pjesë të publikut.
Lisa Zimouche është një adoleshente e cila ka shkathtësi jo normale në manipulimin me top.
Në një fushatë reklamuese të West Avenue Creative film ku ishin ftuar futbollistët e njohur, Marcus Pedersen i Stromsgodsetit, Daniel Fredheim Holm i Valerengas dhe Frode Kippe i Lillestromit, të gjithë këta lojtarë në elitën e futbollit norvegjez.
Lisa në këtë klip shfaqet si asistente e produksionit, ku futbollistët u ftuan për t’i treguar “shkathtësitë e tyre”. Kamerat ishin fshehur.
Megjithatë, në momentin që kampionia e botës në Panna fillon të bëj punë me top, i trondit yjet e futbollit.
Specialiteti i saj është futja e topit mes këmbëve, e pasi bën dy-tri veprime interesante, ajo nuk heziton që këtyre yjeve t’ua fus topin mes këmbëve.
Edhe pse i turpëroi, futbollistët komplimentuan Lisan pë aftësitë e jashtëzakonshme me topin.
Ky është mesazhi më i fuqishëm për femrat në futboll, se ky sport nuk ka kufinj, femrat janë më shumë se kurrë pjesë e tij. /Telegrafi/