Site icon Telegrafi

Lis Shoshi vazhdon karrierën në Izrael te Maccabi Rishon LeZion

(Foto: Instagram/maccabirishon_bc)

Basketbollisti nga Kosova, Lis Shoshi, do ta vazhdojë karrierën te klubi izraelit, Maccabi Rishon LeZion, pjesë e të cilit do të jetë në sezonin 2021/2022.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i ri i 27-vjeçarit përmes njoftimeve në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

“Klubi basketbollistik Maccabi Rishon Lezion njofton me kënaqësi për nënshkrimin e Lis Shoshit me uniformën e portokalltë”.

“Shoshi (2.11 m, 27 vjeç) së fundmi ka luajtur me ekipin e Pejës nga liga e Kosovës dhe ka arritur një mesatare mbresëlënëse prej 14.3 pikësh dhe 9.1 kërcimesh për ndeshje”.

“Qendra kthehet për të dytën herë në Ligën Premier të basketbollit , ku ka luajtur para dy sezonesh me fanellën e Maccabi Ashdod, ku arriti një mesatare prej 12.8 pikësh dhe 7.7 kërcimesh për ndeshje”, shkruan në njoftimin e Maccabi Rishon Lezion. /Telegrafi/

Exit mobile version