Site icon Telegrafi

Lis Shoshi rikthehet nga lëndimi dhe nënshkruan me Pejën

Peja ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë të ditës së sotme.

Basketbollisti kosovar, Lis Shoshi ka kaluar lëndimin dhe është lojtari më i ri i pejanëve.

Shoshi ka qenë duke stërvitur me Pejën së fundmi, derisa tani ka vendosu të nënshkruajë me klubin e madh kosovar.

26-vjeçari ka qenë i lënduar që nga viti 2019 pasi pësoi dy lëndime rradhazi që e mbajtën për dy vite jashtë fushave.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit pejan që ka konfirmuar se Shoshi është lojtari i ri i klubit.

“Qershia mbi tortë për këtë sezon, rikthimi i Lis Shoshit nga lëndimi dhe bashkëngjitja e tij me ekipin për qëllim që të jemi më të mirët. Jemi të lumtur që të kemi përsëri në shtëpi”, ka njoftuar Peja.

Kujtojmë që vetëm disa orë më parë, Peja zyrtarizoi edhe amerikanin T.J Walton. /Telegrafi/

Exit mobile version