Telegrafi

Lis Shoshi debuton me humbje te Pieno

Reprezentuesi i Kosovës ka debutuar me humbje te skuadra e Lituanisë.

Pas shtatë fitoreve radhazi, skuadra ku aktivizohet Lis Shoshi, Pieno Zvaigzdes, sonte e ka pësuar humbjen e parë në kuadër të Ligës Baltike të basketbollit.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës sonte luajti për më tepër se 27 minuta, ndërsa takimin e mbylli me 12 pikë e tetë kërcime.

Shoshi ishte i saktë tre herë nga nëntë tentimet për dy pikë, një herë nga tentimi i vetëm për tre pikë dhe shënoi tre nga katër gjuajtjet e tij të lira.

Përkundër humbjes së sotme nga skuadra Tartu Ulikool, skuadra Pieno Zvaigzdes mbetet në vendin e parë të Grupit B të Ligës Baltike. /borozani/