Apeli i Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i shton dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Burime bëjnë me dije se Tushe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga 2 vite e 4 muaj qe ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Tashmë ai duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.
Tushe fillimisht u lirua nga burgu më 26 janar të këtij viti por tani do kthehet prapë në qeli.
Në korrik të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm. /Telegrafi/