Lënda për këtë rast do t’i dërgohet Gjyqit të rregullt, raporton B92.
Veselinovic është liruar nga Burgu i qarkut në Beograd në të cilin ka qëndruar nga 20 dhjetori i vitit të shkuar, raporton “Koha”.
Me aktakuzë Veselinovic me dy të tjerët akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar 32 kamionë nga kompania
"Hipo-Alpe Adria lizing". Një pjesë e këtyre kamionë është gjetur në Kosovë.
Në Kosovë ai konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e krimit ekonomik të organizuar. KFOR- e ka identifikuar Veselinovicin si njërin nga organizatorët e trazirave në veri në tetorin e vitit 2011. /Telegrafi/