Site icon Telegrafi

Lirohet Xhabir Zharku

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është liruar nga parburgimi.

Lajmin e ka bërë të ditur, avokati mbrojtës i Xhabir Zharkut, Tomë Gashi, transmeton Telegrafi.

Gashi ka postuar disa fotografi të Zharkut, ku edhe e ka dhënë lajmin për lirim e tij.

Xhabir Zharku ishte në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i komunës së Kaçanikut.

Ndryshe, Xhabir Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij./Telegrafi/

Exit mobile version