Telegrafi

Lirohet Shtraus-Kahn

Mësohet se Khan ka dalur i qetë nga gjykata i shoqëruar nga gruaja e tij Anne Sinclair. Kahn së bashku me bashkëshorten i është dashur që të parakaljojnë para një turme gazetarësh, por duke mos u prononcuar për to.

Menjëherë pas lirimit nga Gjakata e ish-drejtorit të përgjithshëm të FMN-së avokati mbrojtës i shërbyeses e cila akuzon Kahn për ngacmimi seksual në një deklaratë për mediat u shpreh se klientja e saj është ngacmuar seksualisht nga Khan. “Infermierët kanë parë se marrëdhënia nuk ka qenë në bazë të një marrëveshjeje, por ajo është përdhunuar dhe ajo do ti nënshtrohet operacinit për shkak të dhunës së ushtruar”,- deklaroi avokati i shërbyeses.

Ndërkohë avokati mbrojtës i shërbyeses deklaroi se ajo ka ardhur në SHBA për shkak të problemeve që ka pasur në vendin e saj, ndërkohë që të jetë viktima ajo akuzohet për mashtrim. “Ajo ka ardhur në SHBA për shkak të problemeve që ka pasur në vendin e saj. Ajo është përdhunuar dhe nga ushtarët. Lidhjet e saj me drogën janë një gënjeshtër. Kemi fakte mjekësore që është përdhunuar ”, tha avokati mbrojtës i shërbyeses. /Telegrafi/