Site icon Telegrafi

Lirohet nga burgu shoferi që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajsh në Tiranë, vendoset në arrest shtëpiak

Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e “21 Dhjetorit”, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh është liruar.

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Lexo po ashtu Momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha

Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin

Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. /Telegrafi/

Exit mobile version