Dragan Stojanoviq nga Ranillugu, i cili është arrestuar gabimisht nga Policia e Kosovës të premten, ka akuzuar sot Policinë e Kosovës.
I arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë, Stojanoviq ishte liruar më pas sepse u bë e ditur se ishte ngatërruar me një person tjetër, me emër të njëjtë.
Stojanoviq akuzon Komandantin e policisë në Kamenicë, se nuk ishte treguar korrekt me familjarët e tij kur ishte arrestuar.
“Ai i ka thënë babit tim nuk e kam parë Draganin, dhe nuk kam qenë kur është arrestuar ai”, ka thënë Dragan Stojanoviq për Klan Kosovën.
Qytetari serb i Kosovës ka thënë se EULEX e ka bërë gabimin, pasi sipas tij, ky institucion ka ngatërruar të dhënat e tij me një serb tjetër.