Telegrafi

Lirohet reperi Fero

Feronit Shabani, i njohur nga publiku si Fero është liruar pas mbajtjes në paraburgim për rreth 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin menaxheri i tij, Mehmet Elshani.

“Po, Feroniti është liruar sot në procedurë të rregullt, dhe është mirë me shëndet”, ka thënë ai.

Arsyeja e paraburgimit të tij kishte qenë një konflikt me disa të rinj në një nga qendrat tregtare të Prishtinës, lajm të cilin e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/