Telegrafi

Lirohet polici që i shkaktoi vdekjen George Floydit, pagoi një milion dollarë si kaucion

Derek Chauvin, një ish oficer i policisë së Minneapolisit dhe i pandehuri i parë në vrasjen e George Floydt, u la i lirë sot nga burgu i Oak Park Heights pasi pagoi një milion dollarë si kaucion.

J. Alexander Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao akuzohen gjithashtu për vrasjen e Floydt, më saktësisht për ndihmën. Ata më parë paguan një kaucion prej 750 mijë dollarësh dhe u lanë të lirë deri kur të filloj procesi gjyqësor, raporton washingtonpost.

Të katër do të gjykohen së bashku në muajin mars të vitit 2021, por gjykatësi po shqyrton kërkesën që ata të gjykohen veçmas, transmeton Telegrafi.

Chauvin akuzohet për vrasje, vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje. Në ligjin amerikan, këto janë vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë. Ai përballet me 12 vjet burg.

Prokurorët gjithashtu akuzuan atë dhe gruan e tij për disa shmangie të taksave dhe fshehjen e disa pronave private.

Ndryshe, kujtojmë se ish-polici gjendet në dhomat e paraburgimit që nga 31 maji i këtij viti. /Telegrafi/