Telegrafi

Lirohet personi që sulmoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Fitim Thaqi – personi që kishte sulmuar gazetarin Vehbi Kajtazi – është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

Prokuroria kishte kërkuar vazhdim të paraburgimit, mirëpo pala mbrojtëse ka kundërshtuar.

Thaqit fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata themelore në periudhë njëmujore.