Telegrafi

Lirohet personi që goditi me grusht Sali Berishën, do të dërgohet në psikiatri

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Lexo po ashtu Goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu kërkon lirim nga burgu

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja e 31-vjeçarit dhe e shëndetit të tij mendor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizat rezultoi i papërgjegjshëm.

Ish kryeministri Sali Berisha u sulmua më 6 dhjetor papritur nga 31-vjeçari Gerti Shehu, ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama. /Telegrafi/