Konkurrenca e brendshme nga XT4, ka bërë që XT5 të detyrohet të lirohet në masë të madhe
Para tri vitesh, Cadillac e lansoi XT5 si zëvendësim për SRX të ngathët, kur u pëlqye shumë dhe u shit në masë të madhe.
Njëjtë nuk ndodhi edhe kur kjo makinë u përditësua me versionin e vitit të kaluar, pasi në të në kohë të njëjtë u lansua edhe XT4.
Ky model ishte shumë më i pëlqyer dhe bëri që XT5, të mos shitet sa duhet, duke bërë që nëpër depo të grumbullohet numër i madh i tyre.
Tani Cadillac ka vendosur ta lirojë këtë model për mijëra euro, vetëm që të zbazë depot dhe t’i lë hapësirë makinave tjera të reja.
Më së shumti, Cadillac ka bërë zbritje në modelin bazë, prej nga janë hequr 3,600 euro, duke bërë që versioni bazë të kushtojë 34 mijë euro. Derisa, në 40 mijë euro, është liruar versioni më i shtrenjti Luxury.
Të interesuarit për versionin me përditësime të këtij viti, nuk do të përfitojnë aq shumë, pasi nuk është liruar më shumë se 1,000 euro.
Blerësit e Cadillac XT5 me lirim, sërish do të ketë mundësi që t paguajnë atë për 60 muaj, me zero për qind interes. /Telegrafi/