Site icon Telegrafi

Lirohet pengu në Angli, arrestohen shtatë shqiptarë – kërkonin 400 mijë paund në këmbim

Një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng nga bashkëkombës të tij është liruar falë ndërhyrjes së policisë britanike.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është marrë peng pak ditë më parë nga një grup shqiptarësh, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm, si trafik droge në Britani.

Policia britanike ka kërkuar informacion tek autoritetet shqiptare për informacion. Falë bashkëpunimit është bërë e mundur lokalizimi i pengut dhe arrestimi i 7 personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Autorët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e pengut.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje ka ndodhur ngjarja, por hetuesit britanikë dyshojnë se ka lidhje me trafikun e drogës në Britani, ku të rinjtë shqiptarë kanë marrë tregun e shpërndarjes së lëndëve narkotike, raporton euronewal.

Exit mobile version