Telegrafi

Lirohet pastori Andrew Brunson

Gjykata në Turqi ka liruar pastorin amerikan Andrew Brunson nga akuzat që rëndonin mbi të, dhe është urdhëruar që menjëherë të lirohet, shkruan Washington Post.

Rasti i pastorit amerikan kishte bërë që SHBA-të dhe Turqia të kenë mospajtime të mëdha, e madje e madje të zbehen raportet mes këtyre dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Procesit i gjykimit të Brunson ka rifilluar sot në pjesën perëndimore të Turqisë, ku disa orë para gjykimit zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se kishin arritur marrëveshje me autoritetet turke për lirimin e tij.

50-vjeçari akuzohej nga autoritetet e sigurisë turke për lidhjet me terrorizmin, derisa administrata e presidentit amerikan Donald Trump i ka quajtur këto pretendime si të rreme. Prokuroria e akuzonte pastorin për lidhjet me separatistët kurdë, dhe tentim puqin e vitit 2016. /Telegrafi/