Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka njoftuar se është liruar pas ndalimit nga Policia në kufirin Kosovë – Maqedoni.
Në një postim në Facebook, Nushi konfirmoi se ishte mbajtur për dy orë në stacionin policor në kufi.
“U lirova, pas dy orësh ndalese në stacionin policor në kufirin Kosovë – Maqedoni,” shkroi ai.
Nushi bëri të ditur se ndalimi lidhej me një vepër penale të vitit 2016, kur ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Ai e cilësoi ndalimin si të motivuar politikisht, duke akuzuar autoritetet për selektivitet ndaj aktivistëve të PSD-së.
“Më ndaluan për një vepër të vitit 2016 si aktivist i VV. Çka kuptova është që këso ndalesa kanë vetëm aktivistët e PSD. Nuk kishin ndonjë rast që kishin ndalë ndonjë të LVV, ndonëse aktivitetet i kemi bo bashkë,” tha ai.
Nushi falënderoi të gjithë ata që shprehën interes për situatën e tij dhe ngriti shqetësimin për trajtimin e diferencuar të aktivistëve politikë./Telegrafi/