Site icon Telegrafi

Lirohet njëri nga të arrestuarit

Ky person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë në grupin prej shtatë vetash të arrestuar nën dyshim për shpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe kontrabandim të mallrave.

Arrestimi i tyre ka ndodhur të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në një operacion të ndërmarrë nga Departamenti Special Antikorrupsion i quajtur si Njësiti i Task Forcës Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me EULEX-in, në tri rajone si Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version