Site icon Telegrafi

Lirohet nga detyra Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka aprovuar kërkesën e kryeshfit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina për lirim nga detyra.

Morina në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka kërkuar vetë që të lirohet nga detyra, derisa nuk ka specifikuar arsyet e këtij vendimi.

Telegrafi ka siguruar vendimin e MMPHI-së, për lirim nga detyra të Morinës, vendim ky i cili hyn në fuqi sot.

Me 1 tetor të vitit të kaluar Morina ishte pezulluar nga detyra me vendim të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Më pas ai ishte kthyer përsëri në punë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version