Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2012, ka dalë nga burgu i Idrizovës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ndërprerja e dënimit për Igor Spasov do të zgjasë deri më 6 gusht, kur ai duhet të kthehet në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak të dyshimeve të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me kërkesë të Drejtorisë së Burgut të Idrizovës, të dënuarit i ndërprehet dënimi prej 22.06.2018 deri 07.07.2018”, thonë nga Drejtoria për vuajtjen e dënimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Përndryshe, Igor Spasov është dënuar me 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit./Telegrafi/