Site icon Telegrafi

Lirohet nga burgu Vangjush Dako, gjykata e kalon në arrest shtëpiak

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka liruar nga paraburgimi Dakon, duke i vendosur masën e arrestit në shtëpi.

Lexo po ashtu Prokuroria e Posaçme SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon

Shkak i lirimit është kalimi i afatit 6-mujor të paraburgimit.

Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish-bashkëpunëtorë të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version