Pas shtatë viteve, sot është lëshuar nga burgu Velija Ramkovski, ish pronari i televizionit më të madh në atë kohë, A1.
I dënuar për 13 vite, ai ka marrë leje mjekësore për të dalë nga burgu dhe për t’u shëruar.
Ai përsëri do të kthehet në burg por do të mund të qëndroj edhe një vit e gjys pasi atëherë bëhen tetë vite e gjys të mbajtjes së dënimit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas ligjit, nëse i burgosuri vuan shumicën e ditëve të caktuara në burg atëherë i njejti mund të lëshohet me leje të posaçme dhe pjesën tjetër të dënimit mund ta vuaj me burg me kusht.
Ramkovski është burgosur nga qeveria e atëhershme për të vuajtur dënimin për fshehje tatimi. Kjo ishte arsyeja zyrtare por në të vërtetë, në opinion njihej si burgosje politike dhe sulm ndaj mediave të pavarura. /Telegrafi/