Site icon Telegrafi

Lirohet nga burgu Mubarak, a është ky fundi i Pranverës Arabe?

Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.

Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, aktualisht mbajtur në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.

Ai nuk mund të largohet jashtë vendit, sipas avokatit të tij.

Mubarak, 88 vjeç, ndalohet të udhëtojë jashtë vendit për shkak të një hetimi të Organizmit Egjiptian për Përfitimet e Paligjshme, që mbikëqyr të ardhurat e mbledhura me mashtrim.

Mubarak ka kaluar më shumë kohë në një spital ushtarak në rezidencën e mbikëqyrur në Kajro që prej arrestimit në vitin 2011.

Në çështjen për vdekjen e manifestuesve, ai u akuzua për nxitje të vrasjes së pjesëmarrësve në manifestime gjatë revoltës 18 ditore, gjatë të cilës rreth 850 persona u vranë gjatë përplasjeve me policinë.

Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm në qershor 2012, por një proces tjetër u vendos nga drejtësia.

Në nëntor 2014, një gjykatë tjetër që e rigjykoi vendosi braktisjen e akuzave, duke zhveshur nga çdo akuzë Mubarak, por prokuroria bëri një kërkesë në Gjykatën e Kasacionit.

Më 2 mars, Gjykata e Kasacionit konfirmoi më në fund braktisjen e akuzave. /ATA/

Exit mobile version