Biznesmeni kontrovers, Subrata Roy të cilin Qeveria e Maqedonisë e solli si investues, sërish është gjetur në qendër të vëmendjes së mediave indiane. Ai pas më tepër vite pas grillave, ka dalë nga burgu Tihar, njoftoi Telam, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Liria me kusht prej katër javësh është vazhduar deri më 11 korrik, kur Roy duhet të sigurojë garanci në lartësi prej 30 milionë dollarë amerikan.
Sipas shkrimeve të mediave indiane, Subrata Roy nuk do të kthehet në burg duke pas parasysh që shuma për garanci është zvogëluar dukshëm prej 880 milionë dollarë dhe nuk paraqet problem për një njeri me fuqi financiare siç është ai./Telegrafi/