Telegrafi

Lirohet krimineli më i bukur (Foto)

Jeremy Meeks u bë i famshëm në rrjetet sociale, edhe pse ndodhej pas hekurave të burgut.

Ai tërhoqi vëmendjen e shumë femrave kur fotot e tij u postuan në faqen e Departamentit të Policisë së Stocktonit në “Facebook”.

Edhe pse në qeli, atij filluan t’i shkonin letra nga qindra femra. Mes këtyre letrave ishte edhe një ofertë pune, e cila iu propozua nga agjencia e modelingut “White Cross Management”.

Jeremy, 30-vjeçar ka lënë qelinë pak ditë më parë dhe tashmë duket se ka përpara një karrierë si model.

“Dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë të tjerët për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet. Jam shumë i lumtur për atë që më pret. Jam gati”, shkroi ai në “Instagram”.