Site icon Telegrafi

Lirohet këngëtarja Elsa Lila?

Foto: Arkiv

Mediat shqiptare raportuan së fundmi se është liruar këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.

Avokati Saimir Visha tregoi për emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv se mbesa e tij, Elsa Lila, është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, tha ai.

Elsa Lila (Foto: Arkiv)

“Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha më tej Visha.

Lexo po ashtu “Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”, dalin përgjimet e Elsa Lilës me kreun e grupit italiano-shqiptar

Lila u arrestua më 16 mars nga policia italiane pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.

E njëjta ishte arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe disa boksierë që operonin në zonën e Acilias në Romë.

Sipas raportimeve që u bënë nga mediat italiane, autorja e këngës “Diferenca je ti” mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

Elsa Lila (Foto: YouTube)
Exit mobile version