Site icon Telegrafi

Lirohet Gafur Dugolli

Është liruar Gafur Dugollit, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë ditë më parë teksa kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u pajisur me viza në Ambasadën amerikane.

Pas lirimit të tij ai dha një deklaratë për media ku ka thënë se falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë akterët politikë shqiptarë për lirimin e tij, duke shtuar se nuk është keqtrajtuar nga Policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme. Nga ana tjetër, u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.

Pas lirimit ai ishte u shoqërua nga ministrat e BDI-së, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, zëvendësministri i MPB-së, Zemri Qamili, pastaj nga Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Exit mobile version