Telegrafi

Lirohet futbollisti meksikan që u kidnapua

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se është liruar futbollisti Alan Pulido, i cili të dielën është kidnapuar në shtetin Tamaupilas.

Asociated Press raporton deklaratën e organeve të sigurisë, të cilat kanë thënë se lirimi është kryer pak pas mesnate.

Në deklaratë thuhet se edhe mjekët po kontrollojnë gjendjen shëndetësore të Pulidos, transmeton KP.

LEXONI PO ASHTU: Kidnapohet futbollisti meksikan

Futbollisti që luan për Olimpyakosin e Greqisë është kidnapuar të dielën pasi që ka dalë nga një ndejë.

Sipas organeve të sigurisë, atë e kanë kidnapuar gjashtë meshkuj të maskuar.