Site icon Telegrafi

Lirohet Azem Syla

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Jennifer Seal, ka vendosur ta refuzojë kërkesën e prokurorit të EULEX-it, për paraburgimin e Azem Sylës, ndaj ka marrë vendim që ta lirojë atë menjëherë.

Ndaj tij ka mbetur në fuqi masa që ishte dhënë më herët – që të lajmërohet një herë një javë në polici.

“Eshte refuzuar kerkesa e prokurorit te Eulexit per caktimin e paraburgimit dhe me vendimin e Gjyqtares se Eulexit eshte verteturar qe Z. Azem Syla nuk ka ndikuar dhe nuk ka tentuar te ndikoj tek deshmitaret e mbrojtur. Arrestimi i djeshem i Z. Azem Syla ka qene skandaloz, i pa nevojshem, dhe krejtesisht i pa ligjshëm” (sic.), ka shkruar avokati Tomë Gashi, në profiln e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version