Alil Demiri i gjykuar për rastin “Monstra” është liruar sot pasi të enjten ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me një flet-arrest ndërkombëtar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.
“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argumenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kërkesa”.
“Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.
Ndryshe të enjten është arrestuar Alil Demiri në Kosovë, i gjykuar për rastin “Monstra”. Sipas njoftimeve 38-vjeçari i Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë.
Alil Demiri së bashku me Afrim Ismailoviq pas vrasjes në Smillkovcë ishin arratisur për në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/