U zhvillua ditën e sotme, seanca për masën e sigurisë ndaj portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Gjykata e Tiranës mori masën e “detyrim paraqitjeje” për 31-vjeçarin, i cili është liruar nga izolimi 2 ditor, duke lënë kështu komisariatin.
Mbetet për t’u parë nëse klubi do të marrë ndonjë masë tjetër ndaj tij, në prag në prag të derbit, apo kapiteni do të bashkohet me skuadrën për të vijuar përgatitjet.
Theksojmë se portieri u arrestua te dielën, pasi u kap i dehur në timon.
Ndryshe, Tirana dhe Partizani do të zhvillojnë ndeshjen e radhës gjatë kësaj fundjave. /panorama/