Site icon Telegrafi

Lirohet aktori Mensur Safqiu

Mensur Safqiu është liruar prej prej policisë së Kosovës pas arrestimit gjatë mëngjesit të sotëm.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënsja  e policisë Flora Ahmeti, duke thënë se aktori i është shqiptuar një gjobë.

“Atij i janë shqiptuar dy fletëparaqitje, për njëra për vozitje në rrugë njëkahore dhe tjetra për mosbindje ndaj policisë. Personi me inicialiet M.S, është ndalur nga policia në orët e mëngjesit ngase ka shpërfill urdhrat e policit. Sipas saj, personit i është shqiptuar një gjobë për kundërvatje të trafikut si dhe pak minuta më parë është liruar me urdhër të prokurorit”, tha Ahmeti.

Theksojmë se Safqiu ishte shoqëruar për në polici nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që u kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturë.

Pas marrjes së informatës policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes, ku për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë, “axha Shneq” ishte shoqëruar për në stacionin policior.

Me këtë rast, atij i është konfiskuar vetura pasi në të ishin gjetur disa lëndë të dyshuara të lëngshme, të cilat janë dërguar në laborator për analiza.

Mensur Safqiu është njëri ndër tre aktorët kryesorë të grupit të njohur të humoristëve kosovarë “Stupcat”. /Telegrafi/

Exit mobile version