Është liruar Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Beqiraj Arianit Koci.
Abaz Beqiraj nga Deçani kishte qëndruar në Gjermani tek i biri për dy muaj.
Beqiraj u ndal në mes kufirit Hungari-Serbi gjersa po kthehej për në vendlindje me një kompani turistike./Telegrafi/