Site icon Telegrafi

Lirohen të burgosurit nga Brodeci pasi mbaruan dënimin prej 10 viteve

Pasi kanë përfunduar dënimin prej 10 viteve për rastin e Brodecit, banorët e arrestuar më 7 nëntor të vitit 2007 janë liruar.

Këtë e konfirmojnë për Telegrafi Maqedoni edhe familjarë dhe të afërt me banorët që u arrestuan në aksionin ”Stuhia Malore” e bërë nga policia e Maqedonisë dhe njësitë speciale me dyshimin se ka grupe të armatosura.

Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti të gjithë nga Brodeci, u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Hebib Ameti vazhdon të mbetet në burg./Telegrafi/

Exit mobile version