Sot janë larguar shiritat të cilët ishin vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” dhe në sheshin “Adem Jashari”.
Por, largimi i shiritave nuk do të thotë se tash këto sheshe janë të lira për qarkullim.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinë, Adonis Tahiri tha për Telegrafin se shiritat janë larguar për t’u zëvendësuar me të ri.
“Nuk janë liruar sheshet, policia i ka largu për me i vendos shirita të ri”, tha ai.
Prishtina ishte në karantinë për disa javë, ndërsa nga karantina doli më datën 2 maj, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kryeqytet deri tani janë konfirmuar 81 raste pozitive me COVID-19, ndërsa gjithsej në Kosovë 919./Telegrafi/