Një zyrtar lokal pohoi se policia turke liroi një grup pengjesh të marrë nga një person i armatosur pro-palestinez në një fabrikë pranë Stambollit në pronësi të gjigantit amerikan të mallrave Procter & Gamble.
Policia shfrytëzoi rastin kur pengmarrësi shkoi në tualet për të kryer nevojat dhe për një moment i kishte lënë vetëm pengjet.
“Kur ai shkoi në tualet për të kryer nevojat e tij, forcat tona të sigurisë kryen një operacion për të liruar pengjet”, tha para gazetarëve guvernatori lokal Seddar Yavuz.
“Sulmuesi është arrestuar dhe tashmë po merret në pyetje nga autoritete policore”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se burrë i armatosur kishte hyrë në një fabrikë në një zonë industriale në provincën Kocaelit.
Ai kishte shkruar në mure një mesazh “dyert duhet të hapen për Gazën”, si duket si shenjë proteste me zhvillimet e fundit në Gaza.
Ndryshe, autoritetet turke ende nuk kanë komentuar rastin gjersa bëhet e ditur se gjendja e pengjeve është e mirë. /Telegrafi/