Telegrafi

Lirohen nga spitali disa nga personat që u helmuan si pasojë e tymit nga zjarri në Qendrën tregtare ELKOS në Pejë

Disa nga personat që u helmuan si pasojë e tymit të zjarrit që kaploi depon e një objekti në Pejë të shtunën, janë liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë thënë për Telegrafin se së shpejti do të lirohen edhe pacientët e tjerë që po e vazhdojnë trajtimin si pasojë e helmimit, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.

Lexo po ashtu Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center, dërgohen në Spitalin e Pejës

Gjatë ditës, Spitali ka njoftuar se tetë pacientë kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencë, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, u tha në njoftimin e mëhershëm të spitalit./Telegrafi/