Telegrafi

“Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, Qeveria miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta

Qeveria e RMV-së njofton se në seancën e sotme online, pas informimit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet vendi, ka miratoi disa rekomandime dhe masa.

Qeveria ka vendosur që gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare të lirohen nga detyrat e punës në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).

“Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00”.

“Njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00. Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se Prodhimi i rrezikshëm dhe proceset teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi monitoron situatën lidhur me temperaturat e larta të motit dhe për këtë me kohë ndërmerr masat e duhura për mbrojtjen e popullatës”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/