Site icon Telegrafi

Lirohet nga paraburgimi polici që dyshohet për përdhunimin e të miturës në Drenas

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të një 16 vjeçareje, nga komuna e Drenasit është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.

Ndaj tij tash rëndon masa e arrestit shtëpiak.

Konfirmimin për ndryshimin e masës e ka dhënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ai ka thënë se Veseli nuk është liruar por masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur Beka.

Kujtojmë se Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte./Telegrafi/

Exit mobile version