Miqo Naskovski-Kumanovac dhe Cvetan Damjanovski, të cilët ishin akuzuar në procesin ‘Spiun’ dhe kanë kaluar tre vite nga paraburgimi, prej dje janë liruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në aferën ‘Spiun’, nën akuzën për bashkëpunim në krim, spiunazh, keqpërdorim të detyrës dhe grabitje, me burg prej një deri 15 vite ishin akuzuar 19 persona. /Telegrafi/