Telegrafi

Lirohen kufizimet për baathistët e Husseinit

Partia Baathiste u nxor jashtë ligjit pas rrëzimit të Sadam Huseinit në vitin 2003.

Mijëra anëtarë të partisë që i përkisnin popullsisë sunite u hoqën nga vendet e punës që mbanin në administratën qeveritare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur prej kohësh marrjen e kësaj mase, në përpjekje për t’i afruar sunitët në procesin politik dhe për të thyer kryengritjen shiite.

Korrespondentët thonë se ligji i ri do t’u krijojë mundësi mijëra vetëve që të aplikojnë për t’u kthyer në punë në shërbimet civile dhe ushtri. /bbc/