Site icon Telegrafi

Lirohen gati 300 nxënëse në Nigeri, të cilat u rrëmbyen javën e kaluar nga persona të armatosur

Një grup prej gati 300 nxënësesh që u rrëmbyen javën e kaluar nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore thuhet se janë liruar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nxënëset u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre në Jangebe të shtetit Zamfara, dhe u dërguan në një pyll.

Por, të hënën guvernatori i shtetit tha se grupi ishte liruar dhe nxënëset tani ishin të sigurta.

Lexo po ashtu Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

“Gëzohem t’ju njoftojë lirimin e studentëve të rrëmbyera”, shkroi Guvernatori Bello Matawalle në Twitter.

“I lus të gjithë nigerianët me qëllime të mira, të gëzohen me ne pasi vajzat tona janë tani të sigurta”, deklaroi ai.

Autoritetet thanë se 279 vajza ishin liruar, duke shtuar se shifra e dhënë javën e kaluar nga policia prej 317, ishte e pasaktë. /Telegrafi/

Exit mobile version