Autoritetet turke, kanë lënë të lirë 6 anëtarët e familjes së vrasësit të ambasadorit rus, Andery Karlov, të cilët ishin arrestuar pas atentatit.
Në mëngjesin e sotëm, u lanë të lirë në krahinën turke Aydin prindërit, motra, dy xhaxhallarët dhe halla e 22-vjeçarit Mevlut Mert Altintas, njoftoi agjencia e lajmeve Anatolia, transmeton KosovaPress.
Ata janë arrestuar pas vrasjes që kreu Altintas, ndërsa veç familjarëve, janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, si të dyshuar për mundësi bashkëpunimi me policin 22-vjeçar.