Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi është ai i cili dha urdhër që të lirohen lokalet e uzurpuara tash e sa vjet.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Prokurorisë së Shtetit. Sipas këtyre burimeve, në këtë aksion të madh të Policisë së Kosovës, janë liruar lokale që janë mbajtur edhe nga njerëz shumë të fortë.
Siç ka marrë vesh Gazeta Blic, një nga lokalet e liruara që ishin uzurpuara, është edhe ai afër hotel Grandit, i njohur si “Bab Club”, që thuhej se menaxhohej nga Rukolli dhe nga Sami Lushtaku.
Në këtë aksion thuhet se janë liruar 11 prona, që tash e 17 vjet ishin të uzurpuara.
Para disa javësh kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi ishte zotuar se do të liroj të gjitha pronat e uzurpuara.
https://www.youtube.com/watch?v=FzmxN8WyvGE