15 të burgosur që më parë janë mbajtur në burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë, janë dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Transferi i 12 shtetasve jemenas dhe tre afganëve më 15 gusht është lirimi më i madh i të burgosurve të Guantanamos prej se presidenti Barack Obama e ka marrë detyrën me premtimin e mbylljes së burgut të njohur.
I deleguari i veçantë i Departamentit amerikan të Shtetit për mbylljen e qendrës së paraburgimit të Guantanamos, Lee Wolosky, ka shprehur falënderimin amerikan për EBA për pranimin e të burgosurve të liruar.
“Operacioni në vazhdim e sipër i burgut e dobëson sigurinë tonë kombëtare duke shtjerr burimet tona, duke dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët kryesor dhe partnerët tanë dhe duke trimëruar ekstremistët e dhunshëm”, ka thënë Wolosky.
Pentagoni thotë se në Guantanamo janë edhe 61 të burgosur të tjerë. Qendra e paraburgimit është hapur në vitin 2002 nën presidencën e George Bush të Riut, për të mbajtur aty njerëz që kanë lidhje me talibanët apo Al Kaidën, transmeton Rel.