Site icon Telegrafi

Lirohen dhe dy të akuzuarit e tjerë të rastit “Monstra”, Haki Haziri e Agim Ismailloviç (Video)

Në këto momente janë liruar edhe dy të akuzuarit e tjerë, Haki Haziri dhe Agim Ismailloviçi, të dy këta të akuzuar mbaheshin në burgun tjetër, atë të Idrizovës.

Sapo është liruar nga burgu i Shutkës i akuzuari Sami Luta, një nga 4 të akuzuari e rasti Monstra, kusot Gjykata Supreme vendosi t’i lirojë me kusht. Ndërsa tre të tjerët priten të lirohen në çdo moment, bëhet fjalë për Haki Hazirin dhe Agim Ismailloviçin që mbahen në burgun e Idrizovës dhe një i akuzuar tjetër që ndodhet në burgun e Shtipit.

Gjykata Supreme ka vendosur që për katër nga gjashtë të akuzuarit për rastin Monstra të ndërpritet masa e paraburgimit. Të njëjtit do të mbrohen në liri me obligimin që dy herë në javë të paraqiten në Gjykatën Penale Shkupi 1. Të akuzuarit në çdo moment pritet ti lëshojnë qelitë e burgut. Njëri është në burgun e Shutkës, dy në atë të Idrizovës dhe njëri nga të akuzuarit në burgun e Shtipit.

Exit mobile version