Site icon Telegrafi

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,31% në raport me vendimin e datës 16.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 2,228 den/kilogram dhe tani do të jetë 54,521 den/kg.

Nga data 18.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,521 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,573 %, te nafta për 5,345 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,259 % dhe te mazuti për 4,454%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,182%.

“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 18.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, thuhet në njoftimin e KRRE-së./Telegrafi/

Exit mobile version