Site icon Telegrafi

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka marrë vendim për ulje të çmimeve të derivateve të naftës, për mesatarisht 2.67 përqind.

Sipas çmimeve të reja, benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 50,00 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 48,00 denenarë për litër, ndërsa EURODIESEL do të ulet për 1 denarë dhe do të shitet 45.00 denarë për litër.

Ne vendim të KRRE-së do të ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, cili do të shitet për 33.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version