Janë liruar 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes transportuese turke që ishte rrëmbyer në janar në afërsi të bregut perëndimor të Afrikës, ka njoftuar sot kompania e anijes turke Boden.
Në kumtesën e kompanisë turke, është theksuar se anëtarët e ekuipazhit janë dërguar në vend të sigurtë dhe kanë vënë kontakt me familjarët, dhe pritet rikthimi i tyre në Turqi sa më shpejtë që është e mundur, transmeton Telegrafi.
Nuk janë detaje tjera për lirimin e tyre dhe nuk dihet nëse është paguar ndonjë shumë për lirimin e tyre.
1) Remaining Turkish 15 crew seized by pirates off West Africa from freight ship Mozart have been freed. No details of any ransom, but it does seem like some kind of deal was made. Turkish ambassador below meeting some of the crew who weren't captured. #Turkey #pirates #Africa. https://t.co/Aqvd4KIybN
— Andrew Hopkins (@achopkins1) February 12, 2021
Në anën tjetër, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, ka thënë se ata do të kthehen në Turqi përmes Abuzhës në Nigeri me aeroplan të aviokompanisë Turkish Airlines.
Anija Mozart po lundronte nën flamurin e Libisë nga Lagosi i Nigerisë në drejtim të Cape Town të Afrikës së Jugut, kur edhe u sulmua gjatë 23 janarit – 185 kilometra në veriperëndim të ishullit-shtet Sao Tome.
Një anëtar i ekuipazhit, shtetas i Azarbajxhanit, ka humbur jetën gjatë sulmit, kurse tre shtetas turq që kanë shmangur rrëmbimin janë kthyer në Turqi gjatë muajit të kaluar.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur piratët futen në anije dhe rrëmbejnë ekuipazhin – duke i kërcënuar me pushkë-automatike. /Telegrafi/
15 Turkish sailors who were attacked by a pirate off the coast of Nigeria and kidnapped from the Mozart ship on January 23, were unharmed as a result of the operations carried out by the Turkish Intelligence🇹🇷 pic.twitter.com/HlSFDid0D4
— Jibran Jaffar (@JournalistJaff3) February 12, 2021